Albulena Haxhiu: Sistemi i drejtësisë po vepron ashtu si iu përshtatet Thaçit e Mustafës

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky sistem i drejtësisë po vazhdon të veprojë ashtu si iu përshtatet Hashim Thacit e Isa Mustafës. Ajo ka reaguar ndaj vendimit për t’ua vazhduar arrestin shtëpiak. Sipas saj, gjatë seancës pati shkelje dhe  iu cenua e drejta e fjalës.

Postimi i plotë:

Për shkak të veprimeve politike në mbrojtje të Republikës dhe territorit, sot u zhvillua seanca fillestare për deputetet e opozitës, përfshirë mua. Kjo seancë u përcoll me shkelje procedurale e poashtu na u cenua e drejta e fjalës dhe na u vazhdua masa e arrestit shtëpiak. Ky sistem i kapur i drejtësisë po vazhdon persekutimin politik të deputetëve që dolën në mbrojtje të Republikës dhe territorit sepse kështu po i përshtatet Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.
Na u pamundësua që edhe para prokurores (motres së ish deputetes së LDK) dhe para gjyqtarit të kundërshtojmë me fakte këtë proces politik dhe tu themi atyre që do të duhej të ishin në mbrojtje dhe shërbim të Republikës dhe jo në mbrojtje të pushtetit që i ka ditët e numëruara. Ne nuk po hetohemi për shkak se kemi kryer ndonjë veper penale por për shkak të kundërshtimeve ndaj marrëveshjeve jokushtetuese.
Prokurorët dhe gjyqtarët do duhej të hetonin dhe gjykonin pushtetarët që u pasuruan në kurriz të qytetarëve të varfër dhe jo të tregojnë dhëmbët me deputetet e opozitës që po veprojne ne kuader të mandatit dhe betimit të deputetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here