Albulena Haxhiu: “Partitë në pushtet s’e lanë Aida Dërgutin të flasë”

0

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka akuzuar partitë në pushtet, PDK-në dhe LDK-në, se nuk ua kanë lejuar mbajtjen e fjalës deputeteve të këtij subjekti që përfaqësohen në “Grupi i Grave deputete”.

Ky grup është takuar sot dhe ka kaluar me përplasje edhe me deputetë serbë. Haxhiu e ka dhënë në Facebook versionin e saj për ngjarjen po edhe për mënyrën se si po funksionon kjo trupë e grave.

REAGIM:
Sot u mbajtë nje seancë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën pati disa diskutime dhe u transmetua një dokumentar, e gjitha kjo e organizuar nga “Grupi i Grave deputete” të Kuvendit dhe OSBE-ja.
Duhet thënë hapur “Grupi i Grave deputete” është reduktuar në një mekanizëm që po përdoret për vetëpromovim në dëm të çështjeve gjinore, duke cenuar në formë madje edhe Republikën.

Sot, ca gra deputete, saktësisht dy gra deputete, shkelën një pas një vendimet që i kishte marrë bordi i GGD. Së pari, fjala nuk i është dhënë, dhe as nuk e kanë ftuar ta marrë fjalën, nënkryetaren e Kuvendit Aida Dërguti, të cilën vetë kishin thënë se do ta ftonin. Së dyti, të pranishëm në sallë ishin afërsisht 10 deputete nga Serbia për të cilat na kishin thënë se do të merrnin pjesë si mysafire duke u ulur në pjesën e katit të dytë ku rrinë të ulur zakonisht ambasadorët ose përfaqësuesit tjerë. Së treti bordi i GGD, kishte marrë vendim që secili grup parlamentare të ketë të drejtën e fjalës.

Si përfundim, përfaqësueseve nga opozita nuk i’u dha fjala, pra folën vetëm dy gra (nga partitë në pushtet), fjala nuk ju dha grupeve te tjera parlamentare, por fjala iu dha njërës prej deputeteve serbe, e cila fjalimin e saj e nisi me “E keni shkelur marrëveshjen. Ne jemi marrë vesh që këtu mos të përmendej fjala Republikë …”. Në këtë moment u ndjeva e detyruar ta lëshojë seancën për dy arsye: na u mohua e drejta e fjalës dhe u ofenduam drejtpërdrejtë nga foltorja e Kuvendit nga një deputete serbe e cila ka ardhur në Kosovë të na tregojë se si ende ata besojnë se jemi koloni e Serbisë, dhe kjo e gjitha e marrë vesh më herët me disa nga gratë deputete, që mbetet të kuptohen se kush janë ato!

Solidariteti gjinor nuk mund të ekzistojë mes grave që i mohojnë grave të tjera të drejtat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here