Albulena Haxhiu: Paramilitarët e PDK-së na i therën aktivistët me thika

0

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka akuzuar PDK-në se njerëzit e saj kanë sulmuar me thika sonte në mbrëmje aktivistët e Vetëvendosjes.

“Paramilitarët e PDK-së sulmojnë aktivistët e Lëvizjes në zyren e tyre
Rreth orës 21:20 katër persona, nga të cilët dy të armatosur, kanë sulmuar dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! brenda në hollin e zyrës dhe para objektit.
Dy nga sulmuesit ishin djemt e Sabit Gecit, Alban dhe Kushtrim Geci të cilët kanë të kaluar kriminale. Policia i arrestoi këta dy persona ndërsa dy të tjerë kanë ikur.
Dy aktivistë të Lëvizjes janë therrur me thikë dhe po trajtohen në QKUK.
Ky sulm është sulm i planifikuar ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe êshtë i papranueshëm. Të tilla sulme nuk e ndalin Lëvizjen në kauzën e saj të drejtë.
21 shtator 2015″, ka shkruar Haxhiu. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here