Albulena Haxhiu paralajmëron forma tjera për ta penguar votimin e demarkacionit

0

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu pas hedhjes së gazit nga partia e saj ka thënë se kjo është bërë për shkak se VV-ja mendon se Kosova po humbë territor.

Ajo ka thënë se janë deputetët e VV-së, po shpëtojmë ata që po donë të votojnë marrëveshjen përmes së cilës vendi po humb tokë, raporton lajmi.net.

Tutje ka thënë se është mirë që u ndërpre seanca, dhe VV-së do kundërshtojë demarkacionin në forma të ndryshme.

 “Ne besojmë qe është e rëndësishme që të dalim në mbrojtje të qytetarëve, me këtë veprim i kemi mbrojtur edhe deputetët e Kosovës që po dëshirojnë ta votojnë këtë marrëveshje, e kuptoj që mund të duket si jonormale mirëpo edhe para 3 vjetëve kemi vepruar njësoj dhe sot nuk flitet për ato veprime. Nuk di se kush ka hedhur gaz lotsjellës , mirëpo bëri mirë që u ndërpre seanca, sa herë që ne kemi ndërmarrë veprime brenda Kuvendit ne jemi dënuar me burg, asnjëherë veprimet e gjykatave nuk na kanë zmbraps.  Është e dhimbshme se si ish koleget e mi, kur diskutojmë për këtë marrëveshje flet vetëm njëri prej tyre”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here