albinfo.ch: Storia franceze ku përmendet Thaçi e shëmton imazhin e Kosovës

0

Duhet venë në pah disa mesazhe implicite, të dëshiruara apo jo nga autorët e tij, mesazhe që kontribuojnë në shëmtimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

Në të vërtetë, është për të ardhur keq kur vërejmë se muzika e cila shoqëron imazhet në Kosovë (Mitrovicë, Prishtinë apo Drenicë), nuk është një muzikë tjetër përveç zërit të imamit i cili këndon në arabisht. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, një zoom i madh bëhet në një qerre me kuaj dhe me tre burra shqiptarë, një imazh që jep të kuptosh se ne jemi në një rajon shumë larg nga Evropa. Kështu, nëpërmjet këtyre minutave filmikë shikuesit fillestarë do të fitojnë përshtypjes se Kosova është një vend arabo-mysliman, me peisazhe të stër-pluhurosura ku transporti bëhet me qerre kuajsh.

Sa u përket figurave emblematike të Kosovës, vetëm atyre që konsiderohen jashtëzakonisht të dyshimta u jepet e drejta e fjalës siç është Hashim Thaçi (mafioz), Xhavit Haliti dhe Azem Syla bashkëpunëtorët e tij, dhe kundërshtari i tij, Gani Geci (fjalët e të cilit nuk janë përkthyer në mënyrë korrekte ), dhe i cili paraqitet si një udhëheqës klani që pi çaj këmbëkryq në odë të burrave. Ndërsa figura e Ibrahim Rugovës, një portret emblematik në nivelin evropian, tregohet vetëm disa sekonda, dhe lufta e tij paqësore as që zgjon interes.

Me fjalë të tjera, nëse hetimi dhe argumentet në lidhje me Hashim Thaçin janë më shumë se interesante për shikuesit, mbetet fakti se kjo mënyrë e trajtimit karikaturizon/çorodit në mënyrë indirekte kontekstin socio-ekonomik të Kosovës. Pra edhe pse në këtë dokumentar mungonin tmerrësisht luftëtarë dhe kundërshtarë me pak karikatural, si dhe imazhe dhe muzikë me më pak nënkuptime, lidhja në mes ministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe Shërbimit sekret të Francës luan një rol interesant në lojën aktuale në Kosovë, dhe këtë qoftë brenda apo jasht vendit.

– See more at: http://www.albinfo.ch/ish-shefi-i-dsge-hashim-thaci-agjent-i-francezeve/#sthash.T37SFCaW.dpuf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here