Albin Kurti:Gjykata Speciale, versioni më ekstrem i UNMIK-ut dhe EULEX-it

0

“Kush ia do të ardhmen e mirë Kosovës nuk ia bënë Gjykatën Speciale asaj”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti në foltoren e kuvendit. Ai ka theksuar se ata që mendojnë ta votojnë specialen janë naiv. I ka krahasuar me pacientët dhe të burgosurit të cilëve u mungojnë inofromatat. “Të të pyes dikush a e dëshiron gjykatën speicale është si të të pyes a dëshiron të ta thyejë këmbën dhe sigurisht që përgjigja duhet të jetë jo”, ka theksuar ai. “Njeriu nuk duhet të zgjedh asnjërën nga dy të këqija, por të mirën, e e mira ëhstë refuzimi i Gjykatës Speciale”, ka sugjeruar Albin Kurti. “Të mendosh se është puna mirë të votosh pro speciales është sikur në rastin kur një infermiere ia dërgon pacientit që është në prag të vdekjes supen dhe i thotë atij se e ka gjendjen e mirë pasi e ka ngrënë ca supë dhe se së shpejti do të lirohet nga spitali, ndërkohë që e dijnë të dy se kjo është gënjeshtër”, ka bërë krahasim deputeti i LVV-së. “Gjykata Speciale është versioni më ekstrem i UNMIK-ut dhe i EULEX-it”, ka theksuar Albin Kurti duke bërë thirrje që të votohet kundër Gjykatës Speciale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here