Albin Kurti: “VETËVENDOSJE, organizata më demokratike në Kosovë”

0

 

PRISHTINË, 21 SHKURT – Sot në ora 10:00 ka nisur votimi për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Kryetari aktual i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë ndër anëtarët e parë që ka votuar. “VETËVENDOSJE! është jo vetëm lëvizja politikisht më aktive në Kosovë, jo vetëm subjekti konceptualisht më i thellë në Kosovë, por njëkohësisht është organizata përmbajtësisht më demokratike në Kosovë”, ka thënë Kurti pas votimit. “Sot dhe nesër, po mbajmë zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe jo vetëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE! për shkak se me procesin tonë demokratik, ne me shembullin tonë tregojmë se si duhet të ndërtohet demokracia edhe në mbarë Republikën e Kosovës. Me këtë rast, në më shumë se 200 vendvotime anë e mbanë Kosovës po organizohen zgjedhjet për Kryetar të ri të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe më pas do e kemi edhe kryesinë e re në mbledhjen e ardhshme të organit më të lartë të lëvizjes sonë, i cili është Këshilli i Përgjithshëm”, ka njoftuar ai duke u bërë thirrje anëtarëve të VETËVENDOSJE!-s që të votojnë dhe ta shprehin lirshëm vullnetin e tyre. Votimi sipas parimit një anëtar një votë në kuadër të Lëvisjes VETËVENDOSJE, sipas njoftimeve mbahet në mbi 200 vendvotime të hapura Kosovë dhe në 6 shtete të Evropës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here