Albin Kurti: “Protesta për Trepçën është çështje ditësh”

0

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se është çështje ditësh kur do të thirret protesta e radhës për mbrojtjen e Trepçës.“Protesta e radhës, ne kemi thënë se është çështje ditësh”, deklaroi Kurti në një intervistë për Radio Dukagjinin. “Është çështje ditësh kur ne sërish do t’i thërrasim qytetarët që kësaj radhe ta mbrojnë Trepçën, që Jabllanovici jashtë Qeverisë së pasohet me këtë tjetrën – ‘Trepça në Kuvend’, meqenëse Kuvendi duhet të jetë n funksion të Trepçës që është pasuria jonë më e madhe dhe në të njëjtën kohë Trepça të lidhet me Kuvendin e Republikës që edhe të ketë investime publike nga Qeveria në Trepçë për prodhimtarinë aty dhe në të njëjtën kohë edhe çfarëdo ndryshimesh në Trepçë të jenë të lidhura me një shumicë cilësore prej 80 deputetëve”. Kurti tha se pa protestën në Sheshin Skënderbeu nuk do të shkarkohej Jabllanovici. E aq më pak po të mbetje shkarkimi i tij në ndërgjegjen e Kryeministrit Isa Mustafa. “Me zërin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës nuk do të mund të shkarkohej Jabllanovici. Është zëri i qytetarëve në Sheshin Skënderbe ai i cili e ka bërë këtë ndryshim të madh”. “Po ashtu e dimë se po të mbetej gjithçka në ndërgjegjen e kryeministrit Mustafa gjithashtu nuk do të shkarkohej Jabllanovici. Madje ai disa herë e pati mbrojtur në mënyrë direkte ose të tërthortë”, deklaroi Kurti sipas të cilit, ish-Ministri Aleksander Jabllanovic s’duhet të ketë kurrfarë pushteti në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here