Albin Kurti: “Jabllanoviç të zëvendësohet me Rashiçin”

0

Albin Kurti u është kundërpërgjigjur skeptikëve duke deklaruar se  nuk ka si qëllim marrjen e pushtetit me dhunë. Duke iu referuar protestave të përshkallëzuara në dhunë dhe ultimatumit të vendosur ndaj qeverisë, Kurti shprehet se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një përpjekje për marrjen e pushtetit me dhunë apo për rrëzimin e kryeministrit por po kërkohet që “Isa Mustafa të bëhet kryeministër e ta shkarkojë Jabllanoviçin”. Sipas Kurtit, duke e shkarkuar atë ai dëshmohet e konfirmohet si kryeministër.

Megjithatë, ish-kreu i “Vetëvendosje-s”, i cili ka folur në Agon Channel, nuk kurseu paralajmërimin për kryeministrin dhe zëvëndësimin e tij duke theksuar se “nëse Mustafa e Thaçi me çdo kusht e mbrojnë Jabllanoviçin atëhere natyrisht që një ditë ata i pret fati që e pret edhe Jabllanoviçin”. Sa i përket përfaqësisë serbe në qeverinë e Kosovës si alternativë e Jabllanoviç, Kurti përmend emrin e Nenad Rashiç.

“Këto zgjidhen me praktikisht dy tekste. Teksti i parë ëshë një paragraf, shkarkimi i Jabllanoviçit dhe zëvendësimi i tij me një serb si Nenad Rashiç. i cili e pranon pavarsinë e Kosovës, jep intervista edhe në gjuhë shqipe. Kurrë nuk i ka quajtur shqipëtarët “egërsira” dhe nuk mohon Shqipërinë neve. Teksti tjetër duhet të jetë ai  i 19-të janarit i cili  u tërhoq pas direktivave të Vuçiç dhe Trepçën e shndërron në një ndërmarrje publike” tha Kurti.  Sa i përket projektit të tij politik pas largimit nga kryesimi i lëvizjes, Kurti tha se në tre vitet e ardhshme do të synojë të forcojë dhe zgjerojë bazën e lëvizjes me qëllim që të fitojë më shumë mbështetje në shtresën e varfër.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here