Albin Kurti: “Do të përpiqemi ta ndalim Thaçin drejt Presidencës”

0

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bashkë me kolegët e tij do të përpiqen ta ndalin Hashim Thaçin drejt Presidencës. Kështu ka deklaruar Kurti në një intervistë për gazetën tiranase “Shekulli”.

Nëse figura e presidentit duhet të jetë unifikuese, nuk ka njeri që do ta luante më keq këtë rol sesa Hashim Thaçi. E kuptojmë se atij i duhet presidenca që të shpëtojë prej gjykatave ndërkombëtare, si ajo e EULEX-it apo tentativa për Gjykatën Speciale për UÇK-në. Mirëpo, vetë Thaçi u shërbeu tërë kohën këtyre burokratëve ndërkombëtarë që padrejtësisht balancojnë fajet e përgjegjësitë e krimeve të luftës në Ballkan, kurse pikërisht ne të VETËVENDOSJE!-s i kundërshtuam ato!

Do të përpiqemi ta ndalim atë që ju e quani “rruga” e tij drejt presidencës. Nuk na duhet edhe një kriminel me pushtet, por një pushtet i dekriminalizuar. Me protestat masive që tashmë kanë nisur, do të kemi zgjedhje parlamentare para se të vijë momenti i zgjedhjes së Presidentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here