Albin kfillu

0

Valon Syla

Kemi me pa dhunë dhe protesta. Kemi me pa budallak. Albin Kurti dhe Vetëvendosje në fillim protestonte me gas lotësjellës duke e bllokuar votimin demokratik të deputetëve sepse se kishte, fuqinë me numra në parlament.

Tash e ka fuqinë. Le të hynë në zgjedhje, i fiton. Por jo. Ai po do ende me blloku. Kënd. Vetën a? Le ta pranon vendimin e drejtësisë. Në shtator bëhet Kryeministër… por jo. Bllok. Bllok. Bllok don’ ai.

Albin Kurti po pret me refuzim çdo gjê. Edhe Lul Basha e Salih Berisha në Shqipëri bllokuan, por sot sjanë as opozitë.

Albin, kfillu. Qetësohu. Merre pushtetin pas zgjedhjeve. Mos blloko. Fiton Vetëvendosje. Rrespekto Ligjin si Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi, Avdullah Hoti të cilët të gjithë pësuan nga Gjykata Kushtetuese. Mësonu politikë, dhe ec përpara. Jo, jo, atëherë jepet vetëm një mesazh. Që Albini është vetëm një opozitar dhe bllokues i përjetshëm. Nuk do të bëhet burrështetas por një lloj fakiri revolucionar që e njeh të Vërtetë. Atë të vetën.

Respekto ligjin. Trego durim. E thejshtë është. Nëse jo çdo vendim tjetër është fillimi i humbjes. Kur stë merr seriozisht diplomacia ndërkombëtare, as neve s’na vynë send. Kujdes se po luhet me zjerm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here