Albërije Hadërgjonaj trondit me rrëfimin prekës: “Kisha frikë se vdisja…”

0

Albërije Hadërgjonaj është infektuar nga COVID-19 në marsin e një viti më parë dhe sipas rrëfimit të saj, ishte një eksperiencë e vështirë e tejmbushur me momente frike.

Për “Vizioni i Pasdites” këngëtarja shprehet se frika më e madhe në ato çaste ishte mundësia për të humbur jetën.

“Kur goditi ky virus botën kam qenë në New York. E kalova COVID në Mars. Kam qenë vetëm. Ka qenë një periudhë e frikshme dhe harroje gjithë asaj që kalova. E kalova shumë rëndë COVID-in. Por kisha dhe një ankth se kisha frikë se vdisja dhe isha vetëm. Gjithçka ishte mbyllur, fluturime s’kishte, vajzat i kisha në Shqipëri”, tha Hadërgjonaj.

Në rrëfimin e saj me moderatoren Evi Reçi, Albërija zbuloi se infektimi me COVID i ka ndikuar në cilësinë e shikimit. Përtej pasojave, ajo shpreh se ankthi nuk ju nda në asnjë moment. Periudhën e infektimit Albërija e kaloi e vetme e mbyllur në shtëpinë e saj në New York. Sipas këngëtares, kontakti virtual me të bija ishte u përditshëm, dhe Anxhelina sëbashku me Agnesën derdhnin çdo ditë lotë teksa shihnin të ëmë të sëmurë.

“Kanë qenë 2-3 javë pothuajse. 2 javë kanë qenë një tmerr që kam përjetuar, dhimbje, nuk kam fjalë. E kalova në shtëpi vetëm dhe ishte e pamundur të vinte dikush ose të të takonte, ose të flisje me dikë. Gjëja më e dhimbshme ka qenë kur shikoja vajzat nga ana tjetër e telefonit që qanin dhe kishin frikë”, u shpreh Albërija në studion e “Vizioni i Pasdites”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here