Alban Skënderaj sqaron keqkuptimin për performancat e tij live: Kujdes ça flet vlen edhe për mua!

0

Para pak ditësh një postim i kantautorit Alban Skënderaj u diskutua mjaft në portale dhe rrjete sociale

Ai ishte shprehur se këtë të shtunë që lamë pas do të ishte performanca e tij e fundit në Tiranë për një kohë të gjatë. Kjo deklaratë duket se ka shqetësuar edhe fansat e tij dhe për këtë arsye Skënderajt i është dashur të reagojë sërish për të qetësuar ndjekësit e tij. 

“Me sa duket “kujdes ça flet” vlen edhe per mua qe flas goxha pak ne rrjetet sociale. Meqe disa u bene merak, nuk shkruajta qe mbas mbremjes se sotme nuk do performoj më fare por, nuk performoj më per nje kohe neper clubet e Tiranes keshtu qe doni s’doni me keni verdalle neper evente e qytete edhe per ca kohe,”-përfundon postimi i Albanit, i cili në këtë mënyrë ka qetësuar  “ujërat” që u turbulluan nga deklarata e mëparshme në profilin e tij në Instagram./Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/alban-skenderaj-sqaron-keqkuptimin-per-performancat-e-tij-live-kujdes-ca-flet-vlen-edhe-per-mua-608419/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here