Alban Skenderaj me “Tingujt e ditarit tim” në Prishtinë

0

“Tingujt e ditarit tim” është koncerti që për dy orë do të shpalosë krijimtarinë e kantautorit shqiptar.

Kantautori shqiptar, Alban Skenderaj, sjell në kryeqytetin e Kosovës koncertin recital “Tingujt e ditarit tim” në amfiteatrin e parkut Gërmia të Prishtinës më 25 qershor.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Skenderaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.

“Shume i lumtur dhe me kënaqësi të veçantë iu njoftoj se Koncerti im recital/akustik “Tingujt e ditarit tim”, do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, më datën 25 qershor, e enjte”, ka shkruar ndër të tjera ai.

“Tingujt e ditarit tim” është koncerti që për dy orë do të shpalosë krijimtarinë e kantautorit shqiptar. Ky koncert do të përmbajë 20 këngë, të sjella në një variant të ri akustik, të cilat i ka përpunuar në bashkëpunim me Genti Rrushin, aq sa disa prej tyre në tingujt e parë edhe mund të mos njihen.

Koncertin Skenderaj e përgatiti për 10 vjetorin e karrierës së tij, nëntorin e vitit të kaluar dhe e mbajti dy netë radhazi në Tiranë, për ta përsëritur muaj më vonë në Gjakovë. / KultPlus.com 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here