Alban Meha supergol, fiton Paderborn nga Hanover

0

Alban Meha bëri sërish një nga mrekullitë e tij në sfidën përmbyllëse të javës së 22 të Bundesligës mes Hanoverit  dhe Paderbornit. Mesfushori shqiptar shënoi një gol të pabesueshëm 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt me një goditje spektakolare nga një distancë e largët në zhvillimet e një goditjeje dënimi. Efekti që mori topi pas ekzekutimit të 28-vjecarit e gjeti të papërgatitur portierin Zieler, që nuk mundi ta shmangte golin që i dha një fitore të cmuar Paderbornit në luftën për mbijetesë.

Një fitore me përmbysje kjo e skuadrës që po zhvillon sezonin e parë në elitën e futbollit gjerman.

Hanoveri kaloi në avantazh në minutën e 66 me Marcelo, që realizoi një gol të bukur me kokë, mirëpo 5 minuta më pas LAkic iu kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë, pas krosimit të saktë të Hartherz.

Sigurisht që perla e Alban Mehës ishte qershia mbi tortë e takimit të fundit të kësaj jave në Bundesligë, finalizim që përvecse i mahnitshëm, i dha tre pikë të cmuara skuadrës së Paderbornit.

Për Mehën ky ishte goli i tretë në këtë sezon të Bundesligës, teksa më parë i ka shënuar Ëolfsburgut dhe Herthes së Berlinit.

– See more at: http://politiko.net/alban-meha-supergol-per-tre-pike/#sthash.vYHqHSks.dpuf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here