Alban Krasniqi: “Feim Salihu nuk është thjeshtë një matrapaz uzurpator…”

0

PRISHTINË, 18 SHKURT – “Feim Salihu nuk është thjeshtë një matrapaz uzurpator. Ai është figura më reprezentative e qeverisjes degraduese mafioze në Prishtinë që nga paslufta”, ka thënë sot në llogarinë e tij në “Facebook”, Alban Krasniqi, i përzgjedhuri si ushtrues detyre i drejtorit të Kompanisë “Pastrami”nga bordi i kësaj kompanie. Salihu ndërkaq është ai që e ka refuzuar vendimin për shkarkim nga pozita e drejtorit nga ky bord dhe nuk po pranon ta lëshoj zyrën. ”Salihu së bashku me Sami Hamitin e shumë të tjerë na tregon se sa të njëjtë janë Samiu i Prishtinës me Samiun e Skënderajt, Feimi me Vllaun e Kamishit, Djemtë e Isës me Vëllezërit e Thaçit e kështu me radhë”, ka shtuar Krasniqi. Sot, përballja tek ‘’Pastrimi’’ sipas tij “në fakt është lufta në mes nevojës qytetare për ndryshime radikale shoqërore kundrejt vazhdimit të pushtetit zhvatës dhe sundues ndaj qytetarëve dhe pasurisë së vendit tonë”.” Pikëvështrimet e ngushta dhe të ‘lodhëta’ politike dhe teknike nga disa analistë të SHICPLDK-së janë tentativa të pashpresa për mbajtje të kësaj kaste kriminale edhe ndonjë ditë në pushtet sepse fundin e kanë të sigurtë”, është shprehur Alban Krasniqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here