Alban Krasniqi e bën Amir Gërgurin përgjegjës për një vrasje

0

Alban Krasniqi, aktivist i lëvizjes Vëtëvendosje e ka akuzuar njërin nga komandantët e Policisë së Kosovës Amir Gërgurin për vrasje. “Amir Gerguri siç e din je përgjegjës direkt për humbjen e jetës së një gruaje. Ti nuk je polic ti je VRASËS”, i është drejtuar ai atij përmes një postimi në Facebook ku në murin e tij ka publikuar një fotografi dhe një video si dëshmi.

 

Më poshtë mund ta lexoni adresimin e plotë të Krasniqit:

 

“Amir Gerguri siç e din je përgjegjës direkt për humbjen e jetës së një gruaje. Ti nuk je polic ti je VRASËS.Ja vetem ca dëshmi të krimeve tua vetëm gjatë një dite pune ku ti ” mbroje qytetarët” ku tregohet dhuna alla paramilitare serbe e jotja dhe ca gjakpirësve tjerë që paguhen me para tona. Nëse policët tjerë kanë ndergjegje minimale qytetare e kombëtare nuk dalin ne mbrojtje te Qeverise se Zajednices. Zgjedhni Polici..O me popullin O me zajednicën. Por ty Amir stë harrojmë për jetë të jetëve…ka me pas drejtësi edhe për dhe mbi ty dhe kedo që vepron mbi popull të vet.
Nëse ndonjëherë më shkon mendja dhe bëhem si Amiri apo tipa si ai e lus popullin që të ma jap denimin e merituar qoftë edhe me jetë.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here