Biseda për kontratën e re të Jordi Albës u kthye në qendër të vëmendjes përsëri pas fitores me rezultat 2-0 të Barcelonës kundër Celta Vigos. Tani, ai ka kërkuar që fjalët e klubit për të të kthehen në vepra.

Kontrata e mbrojtësit spanjoll të krahut të majtë me klubin katalonas përfundon gjatë verës së vitit 2020, por Alba ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit ende nuk i kanë ofruar atij kontratë të re, transmeton Gazeta Express.

“Kjo gjë nuk varet vetëm nga unë, varet edhe nga klubi. Kur unë vendosa të transferohem në Barcelonë, nuk e bëra këtë gjë vetëm për para”, ka thënë Alba kur u pyet për kontratën e re pas ndeshjes.

“Unë erdha këtu për shkak të ndjenjave të mia dhe sepse ishte shtëpia ime. Në fund, nuk mjafton të thonë se jam lojtar i mrekullueshëm pasi që edhe veprat kanë rëndësi. Afati kohor? Kur të përfundon kontrata”, shtoi ai.

Alba është kërkuar nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës, si dhe tani është pjesë e planit të Juventusit për ta krijuar një super skuadër. Megjithatë, Alba ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë më katalonasit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here