Alarmon i vëllai i “Komandant Malishevës”: “Të burgosurit e rastit Kumanova po torturohen, ata kanë nevojë jetësore për mjekim”

0

I Vëllai i Muhamet Krasniqit-“Komandant Malishevës”,  ka alarmuar sot në orët e mëngjesit për gjendjen e të burgosurve shqiptarë në rastin Kumanova. “Urgjente: Gjendja e të burgosurve është shumë e rëndë dhe rrezik për jetë”, ka tërhequr vëmendjen Alban Krasniqi.”Ata i janë nënshtruar torturave çnjerëzore nga policia maqedonase, derisa kanë plagë të rënda duke mos u ofruar kurrfarë mjekimi”, ka potencuar ai. “Ndërhyrja në ofrimin e ndihmës mjekësore është jetike”, ka sugjeruar Alban Krasniqi, i vëllai i “Komandant Malishevës”./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here