Akuzohet për marrdhënje të paligjshme seksuale sepse i shtërngoi duartë me avokatin

0

Artistja iraniane Atena Farghadani e cila aktualisht është në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 12 vjetësh burg për shkak se e ka kritikuar qeverinë e Iranit, përballet me akuza të reja dhe tani për shkak se i shtërngoi duartë me avokatin e saj, shkruan The Independent. Shtërngimi i duarëve mes femrës dhe mashkullit në Iran është e ndaluar dhe tani Atena akuzohet për “marrëdhënje të paligjshme seksuale”.

Amnesty International raporton se 29 vjeqarja Atena, e cila është në burg për shkak se i ka karikaturuar zyrtarët e qeverisë dhe deputetët e parlamentit me koka të lopës, majmunit dhe të dhies, tani kërcënohet me vazhdimin e dënimit me burg. Kjo artiste i ka përshkruar kështu zyrtarët shtetëror në mënyrë që të kundërshtoj vendimet e qeverisë që të ndalojë sterilizimin e grave dhe të kufizoj qasjen e tyre në mjete kontraceptive.

Është kapur në gusht të vitit 2014 pasi punimet e saj satirike i ka prezentuar në Facebook.

Gjykata e ka shpallur fajtore pasi ka vlerësuar se ajo dhe veprat e saj paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.

Veq kësaj gruaje iraniane me akuzë do të përballet tani edhe avokati i saj Mohammad Moghimi i cili do të përgjigjet ngjashëm, për marrëdhënje të paligjshme seksuale dhe për sjellje të pahijshme.

Ambasada Iraniane në Londër ka refuzuar ta komentojë rastin.

Irani është një prej vendeve që e ka nënshkruar Paktin Ndërkombëtar për të drejtat qytetare dhe politike e cila garanton lirinë e shprehjes për artistët.

Free-Atena-Farghadani-696x456

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here