Akuzat për evazion fiskal, Ronaldo rrezikon 10 vite burg

0

Cristiano Ronaldo vijon të shkëlqejë sa me Realin e Madridit, aq edhe me kombëtaren portugeze, dhe shifrat janë ato që e konfirmojnë më së miri këtë fakt. Gjithsesi, nëse në fushë gjërat ecin në mënyrën më të mirë të mundshme, jashtë saj mund të thuhet e kundërta.

Akuza për evazion fiskal që kap shumën e 14.7 milionë eurove, e ka vendosur 5 herë fituesin e Topit të Artë në një situatë tepër të vështirë. Çështja vazhdon të jetë nën hetim dhe pavarësisht se në dëshminë e tij, Ronaldo është shprehur se nuk ka aspak lidhje me këtë histori, 31-vjecari rrezikon 10 vite burg.

Tashmë portugezit i janë lënë në dispozicion dy mundësi nga ana e hetuesve. E para është të pranojë akuzën dhe të nisë pagimin e shumës së padeklaruar brenda një afati kohor të caktuar, ndërsa e dyta është t’i shkohet çështjes deri në fund dhe ylli portugez të marrë dënimin.

Avokatët e sulmuesit po punojnë intensivisht që situata të marrë një drejtim, nga i cili klienti i tyre të mos dëmtohet. Kohët e fundit një numër i madh futbollistësh janë vënë nën akuzë nga organet hetimore financiare për fshehje të të ardhurave dhe një pjesë e mirë e tyre kanë rënë dakord të paguajnë shumën që u kërkohet, ndërsa për disa të tjerë, siç është Ronaldo, hetimi vazhdon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here