Aktorja Yllka Gashi: “Të pasur, mos u lavdëroni para të varfërve!”

0

Aktorja e njohur Yllka Gashi, e cila ishte bërë e njohur nga filmi “Familja moderne”, u ka kërkuar të pasurve që të mos lavdërohen para të varfërve. Sipas saj, postimet e njerëzve me standard më të lartë jetësor në rrjetet sociale, ku ata tregojnë gjëra materiale në vlera të shtrenjta janë të turpshme.  Gashi ka thënë se veprime të tilla nuk janë të moralshme përderisa fëmijët e të njëjtit vend vdesin nëpër kampe të Hungarisë.

POSTIMI I PLOTË

E di qe rrjetet sociale jane per me i shfrytezu kush qysh te don!
E di qe ne murin/wallin e vet secili ka te drejte me postu cka te don!
AMA,
Nuk po muj me i kuptu ata individe te cilet pa pike konsiderate postojne fotografi te teshave, çantave, kpucave, oreve, vatheve, grimit, kremave te trupit etj etj.
Krejt keto te shtrejta!
Krejt keto ‘firma’!
Ku o poenta?! Po doni me kallxu qe jeni ai 0.1% i popullsise qe jeni pasanika a? Qe keni standard te nalte te jetes?! A cka?! Se po hutohna kanihere e s’po ma rroke.
Nuk e di qysh nuk ju vjen marre.
T’pakten ne kete periudhe permbajuni pak bre. Se jemi deshmitare te vdekjeve tragjike (gati te perditshme) te fmive e te pleqve neper kampe e kufi te Hungarise, pikerisht prej mjerimit e SKAMJES… E ciftat e juj’ qe i keni tona te mirat tybe as ka 1€ lypsave ne rruge nuk ja u jepni se leje ma me i ndihmu me dicka naj varfnjaku. Po nejse… Te pakten mos i jepni zor me kto postime se po irritoni. Kallxoni pak njerezi e dinjitet! Qofte ai edhe veq virtual.
Se fundi i fundit jemi tu rrnu ne te njejtin vend. Si me do ‘shtiklla’ Louboutin si me kunra t’pllastikes qet m** ajri te flliqte pe thithim krejt!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here