Aktori shqiptar, Marko Caka në Bridge Film Fest

0

“Do të jem në natën e 16 shtatorit në festivalin e Mitrovicës. Ndjehem i lumtur që vizitën time të parë si aktor profesionit e bëj në Kosovë”, ka thënë Marko Caka për KultPlus.

Marko Caka, aktori shqiptar që vitin e fundit i janë besuar role në filma të mëdhenj hollivudian e me aktorë të mëdhenj, si: Tom Hanks, George Cloney, Julia Roberts, Ben Afflcek… do të jetë në Kosovë, në shtatorin e këtij viti. Caka për KultPlus ka bërë të ditur se ai do të jetë në ceremoninë e hapjes së edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Bridge Film Fest”, në Mitrovicë e që do të jetë në muajin shtator.

“Do të jem në natën e 16 shtatorit në festivalin e Mitrovicës. Ndjehem i lumtur që vizitën time të parë si aktor profesionit e bëj në Kosovë”, ka thënë Caka.
Ndërkohë, ai ka shtuar se tashmë ka marr konfirmimin edhe për premierën e filmit të regjisorit të madh Steven Spielberg “Bridge of Spies”, ku në premierën e këtij filmi do të jetë edhe Caka bashkë me aktorin e madh, Tom Hanks si dhe yjet e tjerë të këtij filmi. Premiera e këtij filmi për tetor tashmë është konfirmuar për Los Angjelos dhe New York./KultPlus.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here