Blerim Destani pjesë e serialit aksion gjerman “Alarm fur Cobra”

0

Aktori shqiptar, Blerim Destani, do të paraqitet në serinë e njohur gjermane “Alarm fur Cobra”. Seria do të transmetohet të enjten, duke filluar në orën 20.15 në RTL.

2101

Aktori shqiptar, Blerim Destani, nuk ndalet me sukseset e tij në kinomatografinë gjermane. Pas suksesit në filmin ‘Die wanderhure’, i cili kohë më parë u transmetua në Sat 1 dhe ku pati shikueshmëri shumë të madhe, aktori tetovar që jeton në Gjermani tani do të paraqitet në serinë shumë të njohur gjermane të filmit aksion “Alarm fur Cobra”. Siç mëson albinfo.ch, Destani do të luajë rolin e një polici civil, ndërsa transmetimi do të bëhet të enjten, duke filluar në orën 20.15 në RTL.

1130-620x330

“Alarm fur Cobra” është prodhim gjerman dhe daton që nga viti 1996.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here