Akti teatral i shpalljes së “Autonomisë së Vorioepirit” në Gjirokastrën e vitit 1914

0

Kjo foto që përkujton aktin teatral të shpalljes së “Autonomisë së Vorioepirit” në Gjirokastrën e vitit 1914, sipas gazetarit Sokol Shamati, është ekspozuar në Muzeun vendor.

Më 28 shkurt 1914 nga ishulli i Korfuzit, Jorgji Zografos i dërgoi një telegram Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit që po zhvillonte mbledhjen e tij të 69-të në Vlorë, ku deklaronte -shpalljen e autonomisë së Vorio – Epirit-, dhe -urdhëronte- njohjen e saj. Komisioni jo vetëm që nuk e pranoi por i kërkoi qeverisë greke që ta arrestonte atë. Natyrisht ky veprim nuk u bë nga Greqia se ajo nuk mund të pengonte atë që kishte bërë vetë. Pas këtij momenti Zografos do të vijë me njëherë në Gjirokastër ku do të vazhdojë -punët- sipas udhëzimeve të Greqisë. Më 2 mars 1914 në Gjirokastër, një i ashtuquajtur kongres nën drejtimin e Mitropolitit Spiridon shpalli edhe një herë -autonominë e Vorio – Epirit-. Nuk vonoi shumë dhe të njejtën gjë bëri edhe renegati Spiro Spiro Milo në shtatë fshatrat e Himarës.

Shamati nuk pajtohet me idenë e largimit të fotografisë. “Teksa një grupim i skandalizuar lokal po kërkon me këmbëngulje largimin e kësaj fotoje që celebron këtë akt pabesie të kurdisur nga fqinjët tanë në kurrizin e një shteti të dobët e foshnjor shqiptar në atë vit, unë them se përkundrazi kjo foto duhet zmadhuar edhe më shumë. Duhet zmadhuar dhe shumëfishuar në një akt kurajoz denoncimi për t’i parë qartë kush ishin këta “trima” që luftonin me një armik të rënë tashmë në gjunjë e që s’kishe c’t’i bëje më shumë sesa t’i bije edhe një herë me shkelm duke valëvitur flamurin e urrejtjes kundër shqiptarëve më 1914, vitin e Luftës së Parë Botërore dhe masakrave të njëpasnjëshme mbi popullsitë shqiptare anembanë trojeve të mbetura jashtë kufijve. Duhet studiuar për ta dalluar mirë se kjo farë “autonomie”, ishte pjellë e një bande si kjo në foto, të përbërë cereku prej priftërinjsh të importuar nga Greqia (si ata që mirëmbajnë sot helenizmin e kishës ortodokse këtu), e trecereku prej ushtarakësh e “vullnetarësh” cetnikë grekë nën bajonetat e të cilëve u “mor në mbrojtje” “vullneti” i popullit vendas për shkëputje nga Shqipëria.
E për mbyllje, mendoj se një regjistrim (kujdes, regjistrim e jo “census”) është më në fund i nevojshëm të kryhet në të dyja vendet: Shqipëri dhe Greqi, për ta parë një herë e mirë qartë se sa është numri i grekëve etnikë këtu (vetëm grekëve dhe jo shqiptarëve ortodoksë, as vllehëve ortodoksë, apo ortodoksëve në përgjithësi) dhe sa numri i shqiptarëve e arvanitëve albanofonë atje – pavarësisht konfesionit fetar që ndjekin) e për t’i vënë ca pika “, ka shkruar ai. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here