Aktakuzë për krime lufte, 22 vjetë pas kryerjes së krimit ndaj 20 udhëtarëve të trenit

0

Prokurori Vladimir Vukčević ka thënë për Radion B92 se 22 vjetë pas krimit është zbuluar se si ka ardhur deri te ekzekutimet në rastin e Kompleksit “Shterpca” dhe këto ditë pritet të ngritet aktakuza. “Pas 22 vjetësh jemi në prag ta zbërthejmë misteriozitetin e quajtur Shterpca. Bashkë me kolegët nga Bosna e Hercegovina ia kemi dalë të zbulojmë se si ka ardhur deri te rrëmbimi dhe ezkekutimi i atyre njerzëve”, ka thënë Vukčević.  Aktakuza pritet të ngritet brenda disa ditësh. “Aktakuzën do ta ngrisim ne në Serbi ku janë 5 të akuzuar, besoj që edhe kolegët nga Bosna do ta bëjnë të njëjtën gjë”, ka theksuar Vukčević. Prokuroria ka njoftuar se me urdhër të prokurorit për krime të luftës Vladimir Vukčević procedura hetimore është ngritur kundër të dyshuarëve Gojko Lukić, Ljubiša Vasiljević, Duško Vasiljević, Jovan Lipovc dhe Dragan Đekić, për shkak të dyshimeve të bazuara se ata kanë kryer krime lufte kundër civilëve. Në pyetjen se pse janë dashur 22 vjetë që të hedhet dritë mbi krimin, prokurori ka pësëritur se ka patur obstruksione në organet shtetërore. Por ai ka tërhequr vërejtjen se është karakteristike për krimet e luftës se ato kurr nuk vjetrohen. “Rregullisht zbulohen raste të reja, të akuzuar të rinjë, viktima të reja. Ky nuk është numri definitiv i kryesëve të këtij krimi, do të përpiqemi të hetojmë deri në fund”, ka thënë prokurori. Siq është njoftuar nga prokuroria ekipe të përbashkëta hetuese ka një vit e gjysmë që në territorin e Serbisë dhe të Bosnës e Hercegovinës i kanë marrë në pyetje më shumë se 100 dëshmitarë dhe janë mbledhur dëshmi për ngritjen e aktakuzës. Me aksionin e dy prokurorive me 5 dhjetor 2014 janë arrestuar 15 të dyshuar pjestarë të Ushtrisë së Republikës Serbe dhe formacionit paraushtarak “Osvetnici”, 5 në territorin e Serbisë dhe 10 në territorin e Bosnës për shkak të dyshimeve të bazuara se me 27 mars 1993 kanë marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e 20 udhëtarëve që po udhëtonin me trenin në linjën e rregullt Beograd-Bar. Të dyshuarit i kishin rrëmbyer udhëtarët, i kishin dërguar në shkollën në Prelovë, i kishin rrahur dhe plaçkitur, i kishin dërguar në një shtëpi të braktisur afër lumit Drina ku i kishin qëlluar dhe vrarë me armë zjarri ndërkohë që trupat e tyre i kishin hedhur në lum. Në afërsi të Liqenit “Perućac” më 2010 ishin gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Rasim Ćorić, Jusuf Rastoder, Halil Zupčević dhe Ilijaz Ličin, derisa ende janë në kërkim trupat e Esad Kapetanović, Fehim Bakija, Šeća Softić, Rafeta Husović, Senada Đečević, Ismeta Babačić, Tome Buzov, Adem Alomerović, Muhedin Hanić, Safet Preljević, Džafer Topuzović, Fikret Memović, Fevzije Zeković, Nijazim Kajević dhe Zvezdan Zuličić.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here