Aktakuzë për drogë kundër Qamil Ahmetit

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës(PSRK), ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit Qamil Ahmeti. I pandehuri sipas një njoftimi nga PSRK dyshohet se pa autorizim ka shpërndarë, transportuar, dorëzuar, ndërmjetësuar dhe ka shitur substanca, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë. Me këtë ka kryer veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”, nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurin, për veprën penale që akuzohet, ta shpallë fajtor dhe ta gjykojë sipas ligjit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here