Aktakuzë ndaj personit që bëri hajgare me veturën e Policisë

0

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër L.K, për veprën penale të plaçkitjes së mjeteve motorike, të sanksionuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.K, me datën 14 gusht 2018, në fshatin Raushiq të Pejës, kundërligjshëm kishte vozitur veturën zyrtare të policisë, Golf 5, përderisa dy zyrtarët policorë e kishin lënë veturën zyrtare në një auto-larje dhe kishin shkuar pranë një qendre tregtare.

Në atë rast, i pandehuri L.K., kishte shfrytëzuar mungesën e policëve, ishte futur në veturë zyrtare dhe kishte filluar ta ngasë atë, duke vendosur kapelën e policisë në kokë.

E tëra kjo ngjarje ishte incizuar nga një shok i të pandehurit L.K, ndërsa ky i fundit e kishte postuar në “Youtube”./KALLXO.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here