Aktakuzë kundër zyrtarit komunal të arsimit të Prizrenit

0

Prokuroria Themelore në Prizren–Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër R. K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1  të KP-së.

I dyshuari R. K., sipas një njoftimi nga prokuroria, në cilësinë e zyrtarit të arsimit në Drejtorinë komunale të arsimit në Prizren, ka përpiluar, vërtetuar dhe nënshkruar dokumentin e falsifikuar, në emër të personave të tjerë.

R. K., me këto veprime ka kryer veprën penale, falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 të KP-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here