Aktakuzë kundër ish-shefit të prokurimit të Komunës së Lipjanit

0

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur sot  aktakuzë kundër personit me inicialet R.Z. Nga njoftimi i vet prokurorisë merret vesh se i pandehuri është ish shef i prokurimit në Komunën e Lipjanit.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK-së.

Aktakuza ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga i pandehuri gjatë kohës sa i njëjti ishte në pozitën e menaxherit të prokurimit.

R.Z siq pandehë prokuroria ka shkelë rregullat e Ligjit të Prokurimit Publik me qëllim që një operatori ekonomik ti mundësoj fitimin e tenderit dhe përfitimin material për vete apo personin tjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here