Aktakuzë kundër grupit që shpërndante drogë në trekëndshin Shqipëri-Kosovë-Serbi

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës(PSRK), ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve: Astrit Goqi, Agron Krasniqi, Luan Krasniqi, Srgjan Llomigora dhe Halil Jonuzi për kryerjen e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar”, nga neni 283 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve dhe substancave psikotropike dhe analoge”, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të pandehurit, sipas një njoftimi nga PSRK duke vepruar në bashkëpunim si grup kriminal i strukturuar dhe i organizuar i shtrirë në territorin e tre shteteve – Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, pa autorizim kanë blerë, poseduar, shitur dhe transportuar substanca, të cilat janë shpallur të rrezikshme, të llojit marihuanë. Gjatë një periudhe kohore, së paku gjatë tërë vitit 2013, kanë blerë marihuanë nga Shqipëria. Të njëjtën e kanë transportuar në fshatin Xërxë, Republika e Kosovës dhe e kanë mbajtur aty derisa kanë bërë organizimin e transportit të marihuanës për në Serbi. Me këtë të pandehurit: Astrit Goqi, Agron Krasniqi, Luan Krasniqi, Srgjan Llomigora dhe Halil Jonuzi kanë kryer veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar”, nga neni 283 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve dhe substancave psikotropike dhe analoge”, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Aktakuza është ngritur nga një prokurore vendëse e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here