Aksidentohet Tritan Shehu, koordinatori i fushatës së PD në Gjirokastër e Libohovë

0

Aksidentohet Tritan Shehu, ish-kryetari i PD-së dhe ish-deputeti i kësaj partie. Ngjarja është regjistruar në autostradën që lidh Gjirokastrën me Tepelenën.

I ngarkuari nga Partia Demokratike për zgjedhjet në Gjirokastër dhe Libohovë po udhëtonte nga Gjirokastra drejt Tepelenës,kur mjeti BMW X6 me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Aksidenti ishte i rëndë, por për fat të mirë ka kaluar pa pasoja për Shehun dhe shoferin e tij të cilët kanë marrë lëndime të lehta. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Libohova Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here