Aksidentohet rëndë furgoni me refugjatë në Serbi (foto)

0

Aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e herëshme të mëngjesit në Serbi,përkatësisht në rrugën Leskovc-Vranje.Një furgon që bartte rreth 40 udhëtarë devijoi nga rruga  në fshatin Donje Krajince në drejtimin e Nishit.Mësohet se në furgon kishte “udhëtarë” ilegal të shteteve të ndryshme:Nigeria,Bangladeshi dhe Siria,që cak kishin shtetet e Bashkimit Evropian përmes rrugës transit Serbisë.Sipas policisë serbe mësohet se 5 prej 40 udhëtarëve janë në gjendje rreziku për jetën,me lendime të shtyllës kurrizore dhe gjakderdhje ne tru.Të lënduarit janë bartur në spitalin e Leskovcit,nga ku mësohet për raste të rënda të lëndimeve “që në këtë spital nuk janë sjellur më parë”.Sipas mediave serbe ,duke u bazuar në raportet e policisë vozitësi i furgonit fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes.

205025353654ec49f553910900488171_v4 big

152120523754ec49f53392d418293069_v4 big

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here