Aksidentohet deputeti Tom Doshi

0

Aksidentohet në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, deputeti TomDoshi. Makina tip AUDI me targa AA833JV brenda, të cilës ndodhej deputeti Doshi u përplas nga mbrapa nga një automjet tip BMW, ndërsadeputeti po shkonte në banesën e tij në fshatin Trush të Shkodrës.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ‘BMW’ është Altin Rama, nga fshati Hot i Ri, ndërkohë makina e deputetit Doshi është dëmtuar në krahun e shoferit. Në këtë aksident mësohet se janë përfshirë 3 makina, por fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar vetëm dëmemateriale.

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë në lidhje me shkaqet e aksidentit. /albeu.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here