Aksidenti në Dollc të Klinës:vdes edhe personi i tretë (foto)

0

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës para pak çastesh ka njoftuar se në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë edhe personi i tretë.

“Nga të dhënat e para si pasojë e aksidentit në Spitalin Rajonal në Pejë tre persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është dërguar për në QKUK Prishtinë kurse tre të tjerë janë në tretman mjekësor pran këtij spitali”, thuhet në njoftim.

foto.php

Sipas Policisë, rreth orës 18:30 është njoftuar për aksidentin në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur në fshatin Dollc – Klinë, me ç’rast në ketë aksident ishin të përfshirë një furgon dhe një kamion me regjistrim vendor.

Njësitë policore të NjRKRR-së si dhe ato të Stacionit policor Klinë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka marrë pjesë prokurori i Krimeve të Përgjithshme në Pejë ku së bashku me hetuesit janë duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes nga prokurori i shtetit dhe hetuesit e njësitit për hetimin e aksidenteve do të njoftoheni për detajet e këtij aksidenti.

kamionititt

kombit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here