Aksident zingjiror me 71 automjete në Slloveni, 4 të vdekur, 29 të lënduar

0
A fireman walks past a pileup on a motorway in Senozece, Slovenia, Saturday, Jan. 30, 2016. A massive pileup involving dozens of cars and trucks in dense fog killed four people on Saturday and injured 30 on a highway in western Slovenia. (AP Photo/Zdravko Primozic)

Të paktën katër persona humbën jetën dhe 29 u lënduan në një prej aksidenteve më të rënda që kanë ndodhur në Slloveni, ku ishin përfshirë 71 automjete, ka konfirmuar të shtunën në mbrëmje policia, edhe pse disa media flasin për pesë viktima dhe dhjetëra të lënduar rëndë.

Mjegull a e dendur është arsyeja kryesore për përplasjen që ka ndodhur në autostradën Ljublanë – Koper të shtunën rreth orës 14. Për shkak të numrit të madh të automjeteve të përfshira në aksident, duke përfshirë të paktën katër kamionë dhe një autobus, autostrada është mbyllur të shtunën në mbrëmje.

Nuk dihet nëse në mesin e shtetasve të huaj ka të vdekur dhe të lënduar. Mediat shkruajnë se për shkak se ka shumë të lënduar rëndë, numri i të vdekurve mund të rritet.

Policia sllovene tha se aksidenti ka ndodhur për shkak të shikueshmërisë shumë të ulët nga mjegulla, shpejtësia jo e përshtatur dhe distanca e vogël në mes të automjeteve.

Autostrada ishte e mbyllur për trafikun deri në orët e vona të natës së shtunë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here