Aksident në Pogradec, vdes 18-vjeçari Rudolf Javxhiu

0

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një të riu mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në aksin Lin-Pogradec, ku makina tip “Benz” me të cilën udhëtonte një 18-vjeçar doli nga rruga duke përfunduar në ujërat e liqenit.

Për pasojë ka humbur jetën Rudolf Javxhiu, 18 vjeç.

Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti.

Dyshohet se 18-vjeçari mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here