Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ka edhe të vdekur

0

Dy persona kanë vdekur në një aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin e përfshirë dy vetura, Audi dhe Nissan Micra, kanë vdekur dy persona, derisa ka edhe të lënduar rëndë, transmeton Express.
Flora Ahmeti nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, ka konfirmuar se dy persona kanë vdekur në aksidentin që ndodhi rreth orës 18:15.
Ajo ka thënë se dy viktimat janë nxjerrë nga një automjet me targa të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here