Aksident mes 3 automjetesh, me 3 të lënduar, njëri nga shoferët ikë nga vendi i ngjarjes

0

Raportohet se në magjistralen Ferizaj-Prishtinë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjetesh. Deri te aksidenti sipas njoftimeve të Policisë së Kosovës ka ardhë kur njëri nga ngasësit duke lëvizur me veturën Golf me targa lokale nga pakujdesia e ka goditur një kamion me targa lokale. Poashtu në aksident është përfshirë edhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar një pasagjere femër e cila është duke u trajtuar në QKUK Prishtinë, ndërsa dy ngasësit e automjeteve kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas tretmanit mjekësorë janë liruar në shtëpi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here