Aksident i rëndë në Prejlep të Deçanit, ka edhe të vdekur

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Deçan- Pejë, në mes fshatin Dranoc dhe Prejlep, ku ka edhe të vdekur.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Indeksonline se si pasojë e këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur të vdekur dy persona, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Edhe Policia e Kosovës në Deçan ka konfirmuar për Indeksonline se aksidenti i ndodhur në mes të fshatit Dranoc dhe Prejlep , ka rezultuar me fatalitet duke mos dhënë detaje tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here