Aksident i rëndë në Peje, vdesin dy persona

0

Një vajzë 9-vjeçare dhe një i ri 24-vjeçar kanë mbetur të vdekur, ndërsa një çiklist 47-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda

Në tri aksidente të ndara trafiku që kanë ndodhur pasditen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm në rajonin e Pejës.

Vogëlushja E.D. ka humbur jetën dje rreth orës 16 në fshatin Nabergjan, kur e ka shkelur furgoni që ka qenë duke bërë transport të fëmijëve nga shkolla e Nabergjanit për në drejtim të shtëpive të nxënësve.

Sipas njoftimit të policisë, vozitësi i furgonit, J.B.35-vjeç, ka ndaluar për të zbritur një fëmijë, ndërsa kur ka nisur ka harruar derën e pasme hapur. Në atë çast nga dera është rrëzuar 9-vjeçarja dhe ka përfunduar nën rrotën e pasme të furgonit, ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit me vonesë e ka diktuar rastin, ku nuk është ndal në vendin e ngjarjes por ka dërguar nxënësit tjerë nëpër shtëpitë e tyre dhe me pas është kthye dhe vendos prapë kombin ne vendin e ngjarjes. Ai është larguar nga aty për në shtëpinë e tij meqë e kishte afër, sipas tij për shkaqe sigurie, njoftoi policia.

Trupi i viktimës me ndihmën e qytetarëve të rastit është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ku kishte arritur pa shenja jete. Me urdhër te Prokurorit viktima u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit pa autopsi ndërsa te dyshuarit i është lëshuar urdhri i ndalimit Policor.

Pak orë më parë, rreth orës 13, në rr.” Beteja e Loxhës” ka ndodhë aksidenti tjetër me lëndime të rënda trupore. Ne ketë aksident ishte e involvuar një veturë dhe një biciklistë. Veturën e tipit ‘Citroen C2’ e ka drejtuar shtetasja U.Sh, e cila e ka përplasur vozitësin e biçikletës SH.B. 47-vjeçar, i cili papritmas i ka dalë përpara. Ai është përplasur për asfalti dhe ka pësuar lëndime te rënda trupore. Të njëjtin e dërgojnë për në Spitalin regjional në Pejë,dhe më pas në QKU Prishtine.

Ndërkaq, sot rreth orës 6 të mëngjesit, në fshatin Novosellë, ka ndodhur edhe një aksident trafiku me fatalitet dhe dëme të mëdha materiale.

Njësiti i hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe me të arritur kanë vërejtur se ne aksident trafiku ishte i përfshire vetëm një automjet i tipit ‘Opel Corsa’, me ngjyrë të kuqe me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga viktima B.G. 24-vjeçar, shtetas i Shqipërisë .

Në vendin e ngjarjes është konstatuar se deri të aksidenti kishte ardhur përderisa drejtuesi i veturës, tani viktima, ishte duke qarkulluar në rrugën Novosellë-Dubovë dhe me të arritur në fshatin Novosellë afër lagjes ‘Zekaj’, nga mospërshtatja e shpejtësisë, kushteve të rrugës ka humbur kontrollin në drejtimin e mjetit,ka kaluar jashtë rruge në krahun e djathtë, duke i goditur fillimisht dyert e një shtëpie dhe me pasë ka kaluar në krahun e majtë dhe prapë e ka goditur një mur të betonit, me ç’rast ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.KosovaPress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here