Aksident fatal-ndeshen 4 vetura, 1 i vdekur, 4 të lënduar

0

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë-Milloshevë, raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 4 veturave. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka vdekur. Lëndime trupore kanë pësuar edhe tre drejtuesit dhe një pasagjer të cilët janë dërguar në  QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë për obduksion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here