Aksident aeroplanësh në aeroportin e Dublinit

0

Dy avionë të kompanisë “low cost” Ryanair kanë cikur njëri-tjetrin në tokë në aeroportin e Dublinit.

Vetë linja ajrore e pohoi se krahu i njërit prej avionëve gërvishti bishtin e tjetrit teksa rrëshqisnin në pistë mëngjesin e sotëm. Zyrtarët e aeroportit thonë se nga incidenti nuk ka asnjë të lënduar, por priten vonesa në nisjen e disa avionëve të ndodhur atje, ndërsa me mbërritjet nuk ka probleme.

Ryanair i kërkoi ndjesë klientëve për shqetësimin e shkaktuar.

Avionët do të niseshin drejt kryeqendrës së Skocisë, Edinburgut, dhe qytetit të Zadarit në Kroaci.

Pasagjerët janë zbritur prej tyre e janë akomoduar në dy avionë të tjerë.

/ Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here