“AKREPI” vë në pranga 3 persona të dyshuar për fajde e fallsifikime

0

“Sot, me datën 24 shkurt 2015, pas një hetimi disamujor Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka zhvilluar një operacion policor në Regjionin e Prizrenit, me ç’rast ka arrestuar 3 persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘fajde’, ‘falsifikim i dokumenteve dhe automjeteve’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka njoftuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nga Prishtina. Personat e arrestuar në këtë rast janë: R. O. i lindur me 1962, I. O. i lindur me 1985 dhe S. O. i lindur me 1988. Gjatë bastisjes, si rezultat i këtij operacioni policor merret vesh se janë gjetur prova të ndryshme materiale të cilat janë sekuestruar, siq janë 1 llaptop, 1 I-Pad (Samsung), 6 fletore të formatit A5 me shënimet mbi fajdet, 6 telefona celularë të modeleve të ndryshme, 2 vetura të konfiskuara si provë materiale, 57 libreza të qarkullimit, 79 tiketa metalike të numrave të shasisë, 20 copëza të shasisë, 21 tabela të automjeteve, 2 armë të zjarrit pa leje, njëra pushkë prodhim rus, ndërsa tjetra revole TT, 1 karikator dhe 36 fishekë me rrethatore për armë gjuetie si dhe pajisje për pastrimin e armëve. Me urdhër të prokurorit kompetent tre personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here