AKR-Mitrovicë: Kryetarin Bahtiri e sulmoi njeriu i PDK-së

0

Dega e Aleancës Kosovare e Re(AKR) në Mitrovicë e ka dënuar sot sulmin ndaj kryetarit të komunës, Agim Bahtirit. Kjo degë ka thënë se sulmuesi vije nga radhët e PDK-së dhe e ka kualifikuar atë si “vazhdim i sulmeve të orkestruara të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë”. “AKR shpreh zhgënjimin e thellë, se si një parti opozitare si PDK-ja, e cila ka qeverisur me Mitrovicën për dy mandate bie në nivel të tillë të sulmeve, ku përveç sulmeve politike, tash nxit edhe sulme fizike”, është theksuar në një reagim të degës së AKR-së. “PDK-ja ka publikuar disa fotografi të sulmuesit Adem Dibrani, ku shihet ai në disa fotografi në aktivitete të AKR-së. Mirëpo, ne njoftojnë opinionin se ky person ka qendruar shumë shkurt në aktivitete zgjedhore të AKR-së, ndërsa nga gjysma e vitit të kaluar nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet të AKR-së, pasi që familja e tij është rikthyer në PDK”, ka detajuar AKR. “Se sulmuesi Adem Dibrani dhe familja e tij janë pjesë e PDK-së, mund të shihet edhe në foto-dokumentin e nxjerrë nga faqja 348 e librit të degës së PDK-së në Mitrovicës: “Pasqyra e Strukturës së Degës dhe Analiza e Zgjedhjeve 2007-2014” të publikuar në janar të këtij viti, ku shihet emri i Jetullah Dibranit që është babai i sulmuesit”, është tërhequr vërejtja nga dega e AKR-së e cila u ka bënë thirrje organeve të drejtësisë, që sa me shpejtë ta ndriçojnë rastin dhe fajtorët ta marrin dëniminin e merituar. Sulmi ndaj kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka ndodhur dje pasdite, derisa ai po dilte nga objekti i komunës. Adem Dibrani, 25 vjeqar nga një fshat i Drenicës, sipas njoftimeve ka kërkuar në atë kohë një takim me kryetarin Bahtiri dhe pasi ky i fundit i ka thënë se për momentin ishte duke dalë me punë dhe se mund të takoheshin ndonjë ditë tjetër, Dibrani e ka goditur atë me grushta nga prapa. Burimi të afërta me ngjarjen kanë thënë se Dibrani e ka goditur kryetarin Bahtiri pasi i kishte kërkuar atij një vend pune dhe nuk kishte hasur në përgjigje pozitive. Policia e Kosovës në një njoftim të lëshuar sot rreth kësaj ngjarjeje ka thënë se lëndime trupore kanë pësuar edhe kryetari i Mitrovicës edhe sulmuesi dhe të dyve u është ofruar trajtim mjekësor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here