AKP shpërndanë mbi 1.3 milionë euro për 466 punëtorë në emër të 20 %, deri tani ka shpërndarë mbi 98 milionë euro

0

Agjencia Kosovare e Privatizimit, pas lëshimit të Vendimit të plotfuqishëm nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me ankesat dhe kundërshtimet e punëtorëve të NSh-ve ka bërë kompletimin e dokumentacionit për shpërndarjen e një pjese të fondeve të 20% edhe për punëtorët e tri ndërmarrjeve shoqërore: 1. NSh “Mekanizimi”, në Prishtinë; 2. NSh “Dardania-Fabrika e farës”, në Klinë, ZR në Pejë dhe 3. NSh “Ramiz Sadiku”, në Prizren. Sipas një komunikate për media nga AKP shuma e fondeve që do të shpërndahen është 1 milion e 349 mijë e 896 €uro, kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 466 punëtorë të këtyre tri ndërmarrjeve shoqërore. Transferi i këtyre fondeve sipas njoftimit tashmë është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në pajtim me Rregulloren 2003/13 (me ndryshime). AKP ka bërë me dije se deri më tani në emër të 20% për punëtorët e kualifikueshëm ka bërë shpërndarjen e fondeve të 20% në shumë prej 98 milionë e 749 mijë e 896 €uro kurse nga ky proces kanë përfituar rreth 44 mijë ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Merret vesh se Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20% edhe për një numër tjetër të ndërmarrjeve shoqërore, për të cilat janë kijuar kushte ligjore për shpërndarje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here