AKP: Për 9 muaj janë inkasuar 2.4 milionë euro nga qiradhënia e aseteve

0

Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP)ka njoftuar sot se të gjitha kontratat e qirave të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore janë nënshkruar konform ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme të AKP-së.

“Bordi i Drejtorëve i AKP-së në mbledhjen e muajit gusht 2014 kishte aprovuar Rregulloren për Qiradhënien e Aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore që akoma nuk janë vendosur në procesin e likuidimit. Në të njëjtën mbledhje, Bordi kishte vendosur dhe autorizuar menaxhmentin e AKP-së që në bashkëpunim me Autoritetet e Likuidimit të përgatitë edhe Rregulloren për Qiradhënien e Aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore në Likuidim.” ka bërë me dije AKP përmes një komunikate.

“Opinioni publik njoftohet se vetëm në periudhën 9 mujore janë inkasuar 2.4 milionë euro nga qiradhënia e aseteve, apo 26 % e të gjitha qirave të inkasuara gjatë 12 viteve të kaluara. Të gjitha fondet e inkasuara nga qiratë janë të vendosura në llogaritë bankare në mirëbesim në Bankën Qendrore të Kosovës dhe nuk përdoren për nevojat e Agjencisë në asnjë rast.”, ka dhënë detaje AKP.

Njëkohësisht kjo agjensi ka tërhequr vërejtjen se në të ardhmen, asnjë shitje nuk do të ndodhë pa u liruar aseti nga uzurpatorët, “duke mundësuar kështu rritje të numrit të të interesuarve për blerjen e këtyre aseteve dhe rrjedhimisht çmimit të shitjeve.”

“Që nga aprovimi i vendimeve dhe rregulloreve për vendosjen nën administrim ligjor të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, janë liruar 101 asete nga uzurpatorët, janë nënshkruar 275 kontrata të qirasë nga Autoritetet e Likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim, rreth 400 kontrata tjera janë nënshkruar për ndërmarrjen shoqërore “Tregu” në likuidim, 63 raste janë në proces të lirimit të tyre nga uzurpimi, ndërsa deri në fund të vitit edhe për 117 asete do të procedohet sipas rregullave përkatëse të AKP-së për dhënien e tyre me qira”, ka bërë me dije AKP.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here