AKP: Mungesa e Bordit të Drejtorëve, arsyeja e vetme pse ka ngecë privatizimi

0

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e ka njoftuar opinionin sot se arsyeja e vetme pse nuk po shpallë valë të reja për shitje të aseteve është mungesa e Bordit të Drejtorëve.
“AKP shpreson se në afatin sa më të shpejtë të mundshëm të bëhen emërimet e drejtorëve të Bordit. Agjencia siguron se posa të formohet Bordi i Drejtorëve do të vazhdohet me shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, në përputhje me Ligjin e AKP-së në gjithë territorin e Kosovës pa dallime se në cilat komuna gjenden pronat shoqërore”, është theksuar në një komunikatë nga AKP.
“AKP e zhvillon procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre sipas Ligjit të saj në gjithë territorin e Kosovës dhe ligji i AKP-së nuk parasheh privatizim në baza etnike. AKP e ka të shtrirë autoritetin e vet në gjithë territorin e Kosovës ku përveç pesë zyrave të saja rajonale (në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë), ka të hapura dhe zyra funksionale satelitore edhe në vendbanime me shumicë serbe në Shtërpcë e Leposaviç”, është theksuar nga AKP.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here