AKP: “Kontratat e qiradhënies së pikave të karburanteve sjellin mbi 1.4 milionë euro në vit”

0

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar sot se përmes kontratave për qiradhënie të pikave të karburanteve ka arritur që ta rritë vlerën e fondeve në mirëbesim që mbahen në Bankën Qendrore të Kosovës për 119 mijë e 777 euro në muaj apo 1 milionë e 437 mijë e 324 euro në vit. “Lidhur me këto kontrata të qiradhënies, Agjencia ka zhvilluar tenderë të hapur dhe publik për lëshimin me qira të këtyre pikave të karburanteve. Agjencia do të vazhdoj me lëshimin me qira edhe të pikave tjera të karburanteve dhe me këtë të rritë edhe më tej buxhetin e fondeve në mirëbesim”, është theksuar në një komunikatë të AKP-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here