AKP i ka liruar 175 asete të NSh-ve nga uzurpatorët

0

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e ka njoftuar sot opinionin se i ka liruar nga posedimet/përdorimet e jashtëligjshme 175 asete të ndërmarrjeve shoqërore. “Lirimi i aseteve përbën një prej lajmeve dobiprurëse në të mirë të investitorëve dhe në përmirësimin e pasqyrimit të Kosovës ndaj investitorëve të huaj”, ka tërhequr vëmendjen AKP përmes një komunikate. “AKP i njofton të gjithë investitorët se të gjitha asetet që do të tenderohen në të ardhmen për privatizim apo shitje përmes likuidimit do të jenë të lira nga çdo shfrytëzues i paligjshëm, ndërsa nënshkrimi i kontratave me blerësit dhe dorëzimi i kontratave te blerësit do të bëhet vetëm pasi asetet të jenë të liruara paraprakisht nga shfrytëzuesit e jashtëligjshëm”, ka saktësuar njoftimi. “Agjencia do të jetë e përkushtuar që të lirojë çdo aset të ndërmarrjeve shoqërore nga shfrytëzuesit jolegal në gjithë territorin e Kosovës në përputhje me mandatin ligjor të dhënë me ligjin e nxjerrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, është përmbyllur komunikata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here